Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli

Njoftime

Editorial nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli –„Mbi Malin dhe procesin e njohjeve``

28.08.2012

Në atach mund të gjeni editorialin e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli nëpërmjet të cilit ka vendosur të sqarojë gjithçka në lidhje me rastin e Malit(zvkm Pacolli ende gjendet në mision lobimi në Afrikë). Aty trajtohen të gjitha pretendimet dhe hidhet dritë në gjithçka ndodhur.

Sipas zotëri Pacollit, „qeveria e Kosovës mori një dokument zyrtar të Malit, firmosur nga Presidenti i këtij vendi, i cili konfirmonte njohjen. Pas verifikimeve, kjo notë u bë publike“.

Gjithçka ka ndodhur në procesin e vendimmarrjes për njohjen, që mund ta ketë kthyer mbrapsht atë, nuk është përgjegjësia e qeverisë së Kosovës. Sipas informacioneve të besueshme që kam marrë nga rajoni në çfarë ka ndodhur,  ka ndërhyrë ushtria, një aktor i rëndësishëm në jetën e këtij vendi që sot gjendet i përfshirë në konflikt. Kjo shpjegon kohën që ka kaluar midis shpalljes së njoftimit, falënderimeve të kryeministrit Thaçi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për autoritetet e Malit, dhe reagimit prapësues të notës verbale.

Zotëri Pacolli trajton në editorial, spekulimet e shumta mediatike që e shoqëruan njoftimin e njohjes, kënaqësinë e disa qarqeve mediatike dhe politike në Prishtinë për prapësimin e njohjes. Ai flet gjithashtu për teoritë mbi lobimin që thuren në Prishtinë nga jokompetentë, akuzat që i bëhen për duplifikime në politikën e jashtme, për mungesën e koordinimit të brendshëm dhe ndërkombëtar për njohjet si dhe rezultatet e arritura nga Kosova për njohjet.