Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli

Njoftime

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka takuar presidentin e Sudanit Jugor, z. Salva Kiir Mayardit

24.10.2012

Në vazhdim të turneut dy javor në kontinentin e Afrikës, zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli është takuar me presidentin të Sudanit Jugor, z. Salva Kiir Mayardit. Në takimin e dytë, brenda një kohe të shkurtër, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka disktutuar me presidentin Mayardit, me qështjet që kanë të bëjnë rreth lidhjes së marëdhënieve ndërshtetërore në një periudhë sa më të shpejtë.

Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli, ka informuar presidentin Mayardit, se Kosova si shtet i ri, është shumë e interesuar që me Sudanin e Jugut, po ashtu shtet i ri, të shkëmbejë përvojat e shtetndërtimit.

Në anën tjetër, edhe presidenti Mayardit, ka shprehur gatishmërinë që shteti I tij të kultivojë marëdhënie diplomatike dhe miqësore me Kosovën. Ai ka ripërsëritur qëndrimin se Sudani I Jugut, është shtet që përkrah të drejtën e qytetarëve të Kosovës, për të ndërtuar dhe konsoliduar shtetin e tyre.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, është duke zhvilluar një turne lobimi dyjavorësh, në të cilin ka vizituar disa herë shtete si Kenya, Ruanda, Burundi, Sudani i Jugut.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, me ftesë të presidentit të Ugandës, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të përvjetorit të pavarësisë së këtij shteti.