Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli

Njoftime

Njoftim, Zyra e ZVKM PACOLLI‏

23.09.2011

Në kuadër të aktiviteteve lotuese në New York të SHBA-së, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës z.Behgjet Pacolli ka takuar presidentin e Shri Lankës, z. Mahinda Rajapaksa.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli, ka njoftuar presidentin Rajapaksa për zhvillimet në Kosovë, para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Po ashtu, z.Pacolli e ka njoftuar në detaje, presidentin Rajapaksa për opinionin këshilldhënës të GJND-së, dhe për numrin në rritje të shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli ka kërkuar nga presidenti Rajapaksa që edhe shteti i tij, Shri Lanka të procedojë me njohjen e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, Presidenti Rajapaksa, i ka premtuar z.Pacolli se do të vazhdojë të jetë bashkëpunues, dhe është shprehur i gatshëm që të vazhdojë kontaktet, që do të qonin në ndërtimin e raporteve ndërshtetërore në të ardhmen.

Zëvendëskryeministri Pacolli do të vazhdojë aktivitetet e tij lotuese sipas agjendës së paraparë, me takime të tjera, me udhëheqës të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.